Politike

Komisioni Rregullator miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

26 Shkurt 2021, 16:58 Nga DOSJA
Komisioni Rregullator miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 25

TIRANË– Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar sot fletën e votimit të propozuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Vendimet janë marrë me shumicë votash të pesë anëtarëve të Komisioni Rregullator.

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme, Nano sqaroi se Komisioni Rregullator mund të ndryshojë përmasat e fletës së votimit në varësi të listave shumë emërore për cdo zonë zgjedhore.

“Komisioni rregullator mund të ndryshojë përmasat e fletës së votimit në varësi të listave shumëemërore për çdo zonë zgjedhore,” deklaroi Ilirjana Nano, kryetarja e Komisionit Rregullator.

Zgjedhësi do të votojë me një fletë votimi me ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjitha zonat zgjedhore dhe sasia e fletëve të votimit është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke i shtuar 2 për qind.

Letra që do të përdoret për prodhimin e fletës së votimit, përmban disa elemente sigurie. Përveç elementeve të sigurisë së letrës, fleta e votimit do të përmbajë dhe disa elemente teknik në formën e kodeve që identifikojnë numrin serial, zonën zgjedhore dhe qendrën e votimit që nuk lexohen me sy të lirë (barkod). Fletët e votimit prodhohen në blloqe pa kundërfletë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz kqz

Sondazh

Poll