Bota

Protestat në Maqedoninë e Veriut kthehen të dhunshme, protestuesit përplasen me policinë, lëndohet një person

26 Shkurt 2021, 14:25 Nga DOSJA
Protestat në Maqedoninë e Veriut kthehen të dhunshme,

MAQEDONIA E VERIUT-Protestat në Shkup për rastin “Monstra”, kanë kaluar në të dhunshme. Sipas Ina, disa prej protestuesve janë përplasur me policinë.

Ndërkohë, mësohet se në protestë ka ardhur dhe ambulanca, pasi një person është lënduar. Aktualisht policia është duke i shpërndarë protestuesit të cilët kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe sende të forta në drejtim të tyre.

Qëllimi i protestuesve është kalimi i kordonit të policisë për të shkuar drejt qeverisë, ku është planifikuar të përfundojë protesta.

Një numër i madh i qytetarëve kanë dalë nëpër rrugët e Shkupit për të shprehur indinjatën dhe pakënaqësitë rreth rasteve gjyqësore si “Almiri”, “Monstra”, “Alfa”. Rasti më i afërt është ai “Monstra”, ku u dënuan me burgim të përjetshëm vëllezërit Ismailoviq, Fejzi Aziri me 15 vite, Haki Aziri me 9 vite burg.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protesta ne maqedoni protesta ne maqedoni

Sondazh

Poll