Bota

Rasti “Monstra”/ Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dalin në protestë

26 Shkurt 2021, 13:34 Nga DOSJA
Rasti “Monstra”/ Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

SHKUP-Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë nisur protestat, për shkak të dënimeve në rastin “Monstra”, por edhe për raste të tjera, në të cilat sipas organizatorëve, iu janë bërë padrejtësi etnitetit.

Sipas INA, një numër i madh i qytetarëve kanë dalë nëpër rrugët e Shkupit për të shprehur indinjatën dhe pakënaqësitë rreth rasteve gjyqësore si “Almiri”, “Monstra”, “Alfa”.

Rasti më i afërt është ai “Monstra”, ku u dënuan me burgim të përjetshëm vëllezërit Ismailoviq, Fejzi Aziri me 15 vite, Haki Aziri me 9 vite burg.

Gjykata Penale e Shkupit, më 23 shkurt e shpalli aktgjykimin, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, ashtu siç propozoi Prokuroria dhe i shpalli fajtorë të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç, duke i dënuar me burg të përjetshëm, Haki Azirin me 9 vjet burg, Fejzi Azirin me 15 vjet burg, ndërkaq Sami Luta është liruar nga dënimi. Mbrojtja ka paralajmëruar që pasi vendimi të bëhet i plotë fuqishëm, ato do ta ankimojnë të njëjtën, në Gjykatën e Apelit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protesta ne maqedoni protesta ne maqedoni

Sondazh

Poll