Bota

Rasti “Target-Fortesa”/ Ish-drejtori i zbulimit Mijallkov në Maqedoninë e Veriut dënohet me 12 vite burg

26 Shkurt 2021, 13:54 Nga DOSJA
Rasti “Target-Fortesa”/ Ish-drejtori i zbulimit Mijallkov

SHKUP-Seanca përfundimtar për rastin “Target-Fortesa” është mbajtur ditën e sotme në Gjykatën penale në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup.

Sipas INA është marrë vendimi dhe për ish-drejtorin e zbulimit Sasho Mijallkov. Ai është dënuar me 12 vjet burg, ndërsa ish-ministrja e Punëve të Brendshme e RVM-së, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.

Prokurorja e çështjes Lençe Ristovska, pas dhënies së dënimit ka thënë se është dakord me vendimin e gjykatës.

“Në tërësi jemi të kënaqur nga vendimi, u konfirmuan të gjitha pretendimet e prokurorisë. Në lidhje me paraburgimin, kemi vendosur se ekzistojnë baza për paraburgim, pasi ekziston mundësia e arratisjes, ndërsa sot kemi lajmëruar edhe paralajmërime tjera për ikje të mundshme”, ka thënë Ristovska.

Mijallkov u shpall fajtor në rastin “Target-Fortesa” ku ai është ndër të akuzuarit kryesor, pasi ka qenë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Përveç Mijallkovit, në këtë rast janë të akuzuar edhe 11 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe 10 të punësuar të tjerë të DSK-së.

Jankullovska, e cila është në vuajtje të dënimit për rastin “Tanku”, mori edhe 4 vite shtesë dënim me burg.

Goran Grujevski u dënua me pesë dënime, që iu bashkuan në dënim të përbashkët 15 vite.
Nikolla Boshkovski u dënua me 15 vite.

Ditë më parë Mijallkovi u kërkua për tre ditë nga organet e rendit, për t’ia dhënë vendimin për masën e arrestit shtëpiak. Por nuk u gjend. Kishte dilema se ai ishte arratisur që t’i ikë aktvendimit të sotëm, por ai shkoi vetë në Prokurori, ku tha se kishe ikur, pasi ishte sëmur.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni sasho mijallkov sasho mijallkov

Sondazh

Poll