Aktualitet

Grabiten zyrat e OSHEE-së në Tiranë! Dy minorenët hapën derën me kaçavidë dhe morën dy mijë lekë, xhamat e thyera ala

26 Shkurt 2021, 08:01 Nga DOSJA
Grabiten zyrat e OSHEE-së në Tiranë! Dy minorenët hapën

TIRANË- Zyrat e OSHEE-së pranë Pazarit të Ri në Tiranë, kanë rënë pre e një grabitjeje gjatë orëve të natës së kaluar. Mësohet së dy minorenë, janë futur brenda zyrave duke hapur derën me një kaçavidë.

Ata kanë thyer edhe dyert e brendshme për të bërë kontroll nëpër të gjitha zyrat, në mënyrë që të merrnin çfarë të gjenin, por në fakt, kanë arritur të marrin vetëm dy mijë lekë të reja.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një të mitur që qëndronte jashtë zyrave duke ‘ruajtur’ dhe tjetrin që bënte kontrollin brenda. Policia njoftoi se ka shpallur në kërkim dy minorenët, dhe po punohet për kapjen e tyre. Identitetet e tyre nuk dihen ende. 

Grabitja u njoftua mëngjesin e sotëm nga vetë punonjësit e OSHEE-së të cilët pikasën derën e hapur. Kur u futën brenda dhe panë gjendjen e zyrave lajmëruan policinë, e cila më pas zbuloi grabitjen.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet zyra e oshee ne tirane grabitje ne tirane grabitet zyra e oshee ne tirane grabitje ne tirane

Sondazh

Poll