Aktualitet

Grabitja e zyrave të OSHEE-së, policia: Autori ishte vetëm një, mori 2 mijë lekë!

26 Shkurt 2021, 08:49 Nga DOSJA
Grabitja e zyrave të OSHEE-së, policia: Autori ishte vetëm

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e ndodhur gjatë natës në zyrat e OSHEE-së. Në njoftimin zyrtar thuhet se autor ka qenë vetëm një person dhe ka marrë vetëm 2 mijë lekë të reja.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 26.02.2021, në afërsi të Pazarit të Ri, dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit në zyrën e OSHEE-së, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grabitja është pikasur mëngjesin e sotëm nga punonjësit e OSHEE-së. Ata kanë gjetur derën të hapur dhe xhamat e thyera brenda, duke bërë që të kontaktonin policinë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet zyra e oshee ne tirane grabitje e tirane grabitet zyra e oshee ne tirane grabitje e tirane

Sondazh

Poll