Aktualitet

Ekzekutimi i bosit të drogës Behar Sofia, autori ishte me kapele, syze dhe maskë kirurgjikale, pas vrasjes u largua me biçik

26 Shkurt 2021, 08:19 Nga DOSJA
Ekzekutimi i bosit të drogës Behar Sofia, autori ishte me kapele, syze

TIRANËBehar Sofia u vra nga një person me biçikletë. Kjo është panorama e re që vjen një ditë pas ekzekutimit të padronit të drogës pranë Piramidës në Tiranë. Hetuesit kanë dalë në përfundimin se autori ishte një person i veshur me kostum sportiv me ngjyrë të errët, kapele, syze dhe maskë kirurgjikale.

Pasi e qëlloi dy herë me pistoletë “TT” me silenciator, ai mori biçikletën dhe jo makinën siç u raportua dje dhe u largua drejt Kodrave të Liqenit Artificial. Ai ia doli të largohej pa e parë askush, ndërsa edhe sot, megjithëse mbi 10 persona janë marrë në pyetje, ende nuk dihet pista kryesore se kush e donte të vdekur Behar Sofinë. 

Ndër personat e pyetur në polici, janë edhe familjarët e viktimës, të cilët kanë mohuar që të kenë pasur konflikte apo kërcënime kohët e fundit. Ata kanë treguar se herën e fundit që Behar Sofia ka dalë nga shtëpia, u ka thënë se do pinte një kafe, do blinte diçka dhe do kthehej sërish në shtëpi.

Doli të pinte kafe, nuk na tha kë do takonte. Do blinte diçka dhe më pas do kthehej. Nuk kemi pasur konflikte me asnjë njeri. Nuk kemi pasur as kërcënime kohët e fundit. Nuk dimë gjë tjetër,“- kanë thënë ata.

Ndërkohë që hetimi vijon dhe një shpresë kryesore për zbardhjen e vrasjes është edhe verifikimi i telefonit të viktimës dhe tabulatet telefonike. Deri më tani, nga kqyrja paraprake që i është bërë celularit, nuk janë nuk janë konstatuar biseda të dyshimta apo me persona të përfshirë në botën e krimit.

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e djeshëm te Piramida. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i përfshirë në trafikun lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll