Aktualitet

‘Shyqyr që ke mik Piperon!’/ Beteja me COVID, Nora Malaj: Mjeku i familjes nuk di të japë kurën, e kam nga ekspe

26 Shkurt 2021, 06:48 Nga DOSJA
‘Shyqyr që ke mik Piperon!’/ Beteja me COVID, Nora Malaj: Mjeku

TIRANË– Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka deklaruar se në kohë pandemie qeveria duhet të pranojë edhe mendimet e personave që vijnë nga kahe të tjera politike që janë ekspertë të fushës, në të mirë të vendit.

Ndër të tjera ajo është shprehur se kur ishte e infektuar me Covid ka hasur në mjek familje që nuk kanë ditur ti japin kurën e duhur ndaj iu është drejtuar mjekut të njohur Pëllumb Piperos.

“Nuk do të thotë që i kemi vënë pushkën Klodit dhe po e pushkatojmë. Edhe në fillimet e pandemisë kur të gjithë ishim të paditur, kemi dhënë mendime dhe nuk është e vërtetë që nuk na i kanë marrë mendimet, Por problemi është pse ne nuk e trajtojmë problemin jo si të idnividëve por të familjkeve dhe nevojës që kanë qytetarët.

Nuk është turp të thuash që u nisëm dhe bëmë këtë gjë dhe nuk na doli mirë, na ndihmoni ju të fushave, nuk ka rëndësi se ku jeni se është një e mirë kombëtare. Se në fund të ditës të gjithë flasim për të afërmit kur ti lëngon te krevati dhe mjeku i familjes nuk di si t ë ofrohet, nuk di si të japë kurën, këtë e kam rast personal nuk e kam të dëgjuar, ti shyqyr që njeh Piperon që e ke mik ta marrësh në telefon dhe të realizosh shërbimin”, u shpreh Nora Malaj.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nora malaj pellumb pipero nora malaj pellumb pipero

Sondazh

Poll