Aktualitet

Po i jepte kokainë një të dënuari shqiptar, arrestohet avokati italian

25 Shkurt 2021, 20:04 Nga DOSJA
Po i jepte kokainë një të dënuari shqiptar, arrestohet

ITALI-Gianni Ferriero një avokat i njohur italian është arrestuar ditën e sotme, pasi është përpjekur t’i japë drogë klientit të tij në burg.

Sipas mediave italiane, ai u arrestua në momentin që ishte duke i dhënë gjysmë kilogram kokainë, gjatë një shtrëngimi duarsh klientit të tij, i cili është shqiptar.

Avokati 46-vjeçar, ish-zëvendës prokuror në Brescia, ishte prej kohësh në monitorim nga Brescia Guardia di Finanza, koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Bergamos, si pjesë e një hetimi, për futjen e paligjshme të drogës dhe celularëve në burg.

Sakaq, një hetim në makinën e tij ka zbuluar një sasi tjetër prej hashashi dhe marijuane si edhe 8 gramë kokainë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gianni ferriero gianni ferriero

Sondazh

Poll