Aktualitet

Goditi me thikë ish-të dashurën greke, gjykata lë në burg shqiptarin 27-vjeçar

25 Shkurt 2021, 21:51 Nga DOSJA
Goditi me thikë ish-të dashurën greke, gjykata lë në

ITALI-Gjykata e Torinos ditën e sotme ka vendosur, të lerë në burg 27-vjeçarin Jetmir Kurtsmajlaj, i cili disa ditë më parë ka goditur me thike ish-të dashurën e tij greke Georgia Kaltsouni. Sipas mediave italiane, ky vendim është marrë pasi 27-vjeçari mund ta përsërisë sërish ngjarjen.

Ekziston rrezik real që ai të përsëri veprimin nëse lirohet,“-ka thënë gjykatësi.

Po ashtu, mësohet se gjatë seancës gjyqësore, Jetmir Kurtsmajlaj ka thënë se ai nuk ka pasur qëllim për ta vrarë, por vetëm për ta shëmtuar në mënyrë që të mos dilte me burra të tjerë.

“Doja ta shëmtoj atë, në mënyrë që ajo të mos dilte me burra të tjerë,”-ka thënë ai.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë. Jetmir Kurtsmajlaj 27-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë në bark dhe në gjoks ish-të dashurën e tij Georgia Kaltsouni 21 vjeç. Vajza është dërguar në spital dhe i është nënshtruar disa operacioneve. Ndërsa shqiptari është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet georgia kaltsouni jetmir kurtsmajlaj shqiptari vret te dashuren me thike georgia kaltsouni jetmir kurtsmajlaj shqiptari vret te dashuren me thike

Sondazh

Poll