Aktualitet

I riu u shtyp nga eskavatori në aeroportin e Kukësit, flet xhaxhai: Duam zbardhjen e çështjes deri në fund

25 Shkurt 2021, 20:03 Nga DOSJA
I riu u shtyp nga eskavatori në aeroportin e Kukësit, flet xhaxhai:

KUKËS– Xhaxhai i të ndjerit që humbi jetën ditën e sotme në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Kukësit, ka kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e çështjes.

Xhaxhai i 35-vjeçarit pretendon se atë e ka vrarë eskavatori dhe kërkon nxjerrjen e përgjegjësisë nga firma.

Erdha dhe e gjeta në morg. Kanë lajmëruar ekspertizën me ardh nga Tirana, nga Tirana dhe këtu duhen 6 orë. Sapo erdhën. Ka hyrë një pjesëtar i familjes me të aty. Duam zbardhjen e  çështjes deri në fund. E ka mbytur eskavatori. Policia nuk na ka dhënë asnjë informacion. Dua zbardhjen e  çështjes deri në pikë të fundit. Në rast se këto nxjerrin pretendim tjetër do të kërkoj ekspert privat. Kam 80 veta që më presin në shtëpi”, shprehet ai për Oranews.

35-vjeçari që humbi jetën ishte i martuar dhe la pas dy fëmijë.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdekje ne aeroportin e kukesit xhaxha i 35-vjecarit vdekje ne aeroportin e kukesit xhaxha i 35-vjecarit

Sondazh

Poll