Aktualitet

Vrasja e bosit të drogës, Artan Hoxha nxjerr DETAJET tronditëse: Sofia mund të zbardhte masakrën e gushtit 2009 ku u vranë

25 Shkurt 2021, 18:49 Nga DOSJA
Vrasja e bosit të drogës, Artan Hoxha nxjerr DETAJET tronditëse:

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e biznesmenin Behar Sofisë që ekzekutua ditën e sotme me dy plumba silenciator në mes të Tiranës. Hoxha i ftuar në studion e Abcnews ka thënë se viktima ishte personazhi kyç që mund të zbardhte masakrën e gushtit 2009 ku u vranë 4 oficerë policie në Durrës.

Hoxha tha ndër të tjera se  Sofia ishte i pranishëm me makinën e tij në vendin e ngjarjes, ku u vranë policët dhe se ishte ai që njoftoi policinë për praninë e Dritan Dajtit. Ai thotë se ka qenë Sofia ai që i ka ngritur  kurth Dajtit në momentin që po i dorëzonte 400 mijë euro në mnëyrë që ta nxirrte jashtë loje. 

“Në skenën e krimit kemi një “Tuareg” që ishte objektiv i operacionit, e ndezur me derën e pasagjerit hapur, ai ishte në pritje të dikujt që do të vinte. Dy makinat e operacionales ishin pas, policët që vdiqën dhe një gjë që nuk e thoshte askush, ishte më e frikshme, ky është pengu më i madh në këtë histori. Kush e çoi policinë aty dhe ç’donte në atë moment? Kjo makinë Benz me targë TR 1638 S është kapur rastësisht nga pamjet dhe vetëm më vonë duke parë me detaje kemi gjetur këtë makinë paralele me “Tuareg”-un e Dritan Dajtit. Policia arrestoi tre vëllezër që kishin një makinë me targë të zakonshme, por jo kjo. Kjo u shfaq aty dhe nuk u pa më. Kjo makinë sipas hetimeve që u bë pas rezulton që ka qenë e viktimës së sotme që ka shkuar për të dorëzuar diku te 400 mijë euro. Njeriu që ia ka dhënë informacionin policisë është pikërisht Behar Sofia. Policia e fshehu informacionin për Dritan Dajtin. Ky operacion u bë jo me RENEA-n, por me skuadër operacionale dhe patëm ato pasoja që patëm. Ky është një personazh me lidhje të forta brenda policisë. Ky nuk bëri kurth ndaj policisë por Dritan Dajtit. Gjëja që dua të them është që si u zhduk ky Benz? Pse nuk u përfshi? Nuk e di në pronësi të kujt ishte, por u zhduk. Bashkë me të u zhduk edhe shuma e madhe me para. Si prova materiale u fiksuan si sasi 2 mijë euro, që Dritan Dajti i kishte në xhep. Pse Sofia ndodhej aty? Pse po i dorëzonte këtë shumë? Për cfarë po e dorëzonte? Operacioni aty është bërë kur drejtori i policisë kriminale nuk ka qenë në Shqipëri dhe i policisë Tiranë ka qenë me pushime. Në detyrë ishte vetëm drejtori i policisë së shtetit. Edhe brenda radhëve të policisë ka pasur klane që janë përplasur. Një operacion për të arrestuar më të kërkuarin përfundoi me katër të vrarë dhe bota e trafikut do të hiqte qafe një konkurrent. Behar Sofia krijon përshtypjen se do të hiqte qafe kundërshtarin e vet duke përdorur policinë, që do ta arrestonte do ta hiqte nga qarkullimi.  Nuk jam marrë shumë sot me pistën, por episodet ku ka qenë i përshirë më parë. Kjo është një ngjarje simbol që tregon çfarë ishte. Lidhjet e tij brenda policisë. Ngjarjen konkrete e quaj personazhin e fundit kyç, që nëse do të ndodhej para drejtësisë do të tregonte deri ku është e korruptuar kupola e policisë. I vetmi që do ta na tregonte të vërtetën, do të zbërthente cfarë ka ndodhur. Skuadra operacionale shkoi në vendin e ngjarjes me armë të paregjistruara” tha më tej Artan Hoxha.

Behar (Fatmir) Sofia (Seferi), 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e sotëm (ora 09:00). Behar (Sulo) Sofia nga Lapardhaja e Beratit, kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i njohur kryesisht në tregtimin e lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha atentat behar sofias vritet behar sofia artan hoxha atentat behar sofias vritet behar sofia

Sondazh

Poll