Politike

Kryemadhi: S’kam folur me Bashën për poste, angazhimi ynë të çojmë shqiptarët në kutinë e votimit

25 Shkurt 2021, 21:02 Nga DOSJA
Kryemadhi: S’kam folur me Bashën për poste, angazhimi ynë

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e pyetur nëse ka biseduar me Bashën në lidhje me postet që kjo parti do të marrë në qeverinë e ardhshme nëse fiton zgjedhjet, ka thënë se nuk kanë diskutuar për detaje të tilla. E ftuar në ‘Çim Peka Live’, Kryemadhi ka thënë angazhimi i saj dhe i kreut të Partisë Demokratike është angazhimi për të çuar qytetarët të votojnë. 

‘Me z. Bashën nuk kemi folur për detaje të tilla. Me Bashën kemi folur për angazhimin total të strukturave në këto zgjedhje. Ajo që është e rëndësishme është hyrja në finishin e fundit të kësaj fushate sfilitëse për opozitën dhe qytetarët. Angazhimi jonë është të çojmë qytetarët të votojnë. Sot qytetarët nuk kanë ndonjë kuriozitet të madh se ku, në çfarë posti do ketë Monika në qeveri. Janë rezultatet ato që do të përcaktojnë rolin e çdo partie politike, në zgjedhje. LSI dhe PD kanë programe, PS nuk ka. Këtë shikojnë qytetarët’- tha Kryemadhi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll