Bota

25 Shkurt 2021, 09:19 Nga DOSJA

MAL I ZI- Tensione të shumta janë krijuar në qytetin me shumicë shqiptare të Tuzit në Mal të Zi mëngjësin e sotëm. Vijesti shkruan se qytetarët kanë sfiduar masat anti-Covid të qeverisë dhe kanë hapur baret dhe lokalet për klientët.

Së bashku me qytetarët ka qenë edhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili ka mbajtur një fjalim ku ka thënë se ‘izolimi’ i popullsisë në këtë komunë është diskriminues dhe hakmarrje nga ana e kryeministrit, Zdravko Krivokapic nga Gjeloshajt përkritikat që i ka bërë në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

“Ky vendim është personal, si hakmarrje për vendosjen e flamurit të Kosovës. Asnjë komunë nga grupi i parë nuk është mbyllur, vetëm ne jemi ndarë nga grupi i parë. Armiqtë janë ata që po hakmerren, përkatësisht Kryeministri Zdravko Krivokapic dhe zv/kryeministri Dritan Abazoviç”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij Gjeloshaj ftoi Krivokapic dhe zv/kryeministrin Dritan Abazoviç në një takim publik..

“Askush nuk u përgjigj, të gjithë heshtin, ata nuk u përgjigjen kërkesave tona. Ne donim një dialog, për të na shpjeguar pse dhe mbi çfarë baze u diskriminuan furnizuesit e ushqimit në Tuzi, sepse të gjithë e dimë që komuna jonë i përket grupit të parë dhe nuk ka përshkallëzim të përhapjes së Covid në Tuz”, tha Gjeloshaj.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dritan abazovic masat anti-covid nik gjeloshaj zdravko krivokapić dritan abazovic masat anti-covid nik gjeloshaj zdravko krivokapić

Sondazh

Poll