Bota

Moderna premton 2. 5 miliardë vaksina deri në fund të vitit 2022

25 Shkurt 2021, 08:09 Nga DOSJA
Moderna premton 2. 5 miliardë vaksina deri në fund të vitit 2022

SHBA- Kompania farmaceutike Moderna ka premtuar të rrisë aftësinë e saj të prodhimit. FinanceYahoo shkruan se Moderna pritet të prodhojë rreth 2.5 miliardë vaksina deri ën fund të vitit 2022.

Ky qëllim është njoftuar ditën e djeshme dhe është sa trefishi i qëllimit fillestar. Fillimisht Moderna vendosi objektivin e saj në 500 milion vaksina, por më pas e rriti në 700 milion, ndërkohë që tani e ka çuar në 1 miliard vaksina në fund të këtij viti. Ndërsa për vitin 2022 Moderna pritet të prodhojë 1.4 miliard vaksina.

Ky premtim i Moderna-së ka ardhur pas një krizë që kaluan kompanitë e prodhimit të vaksinave, duke mos shpërndarë asnjë vaksinë për javë të tëra.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota moderna moderna

Sondazh

Poll