Bota

Ukraina regjistron rritje me 40% të rasteve me Covid, një ditë pasi filloi vaksinimin

25 Shkurt 2021, 08:16 Nga DOSJA
Ukraina regjistron rritje me 40% të rasteve me Covid, një ditë

UKRAINË– Ukraina ka regjistruar një rritje gati 40% të rasteve të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, tha Ministri i Shëndetësisë Maksym Stepanov. Lajmi vjen kur vendi sapo filloi vaksinimin e popullsisë.

Një total prej 8,147 rastesh u regjistruan të Mërkurën, shifra më e lartë që nga mesi i Janarit kur numri i rasteve të reja qëndroi në 8,199, tha Stepanov. Kishte 5,850 raste të reja që nga 24 shkurt.

Sipas Reuters, të dhënat e ministrisë tregojnë se shumica e rasteve të reja janë regjistruar në pjesën perëndimore të vendit dhe në kryeqytetin Kiev. Vendi ka regjistruar gjithsej 1,325,841 raste me 25,596 vdekje nga COVID-19 deri më 25 shkurt.

Rastet e koronavirusit janë rritur pas një qetësie gjatë një bllokimi të ngushtë në fillim të vitit. Qeveria ka ngritur spitale të lëvizshme në Ukrainën perëndimore për të përballuar një rritje të mprehtë të rasteve në rajonin Ivano-Frankivsk.

Ukraina të Mërkurën filloi fushatën e saj të vaksinimit COVID-19 dhe 159 punëtorët e parë mjekësorë morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, grupi i parë i së cilës erdhi në Ukrainë të martën nga India.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne ukraine vaksinimi ne ukraine koronavirusi ne ukraine vaksinimi ne ukraine

Sondazh

Poll