Bota

Roberto Speranza: Nuk ka kushte për të lehtësuar masat anti-Covid, ne duhet të themi të vërtetën

25 Shkurt 2021, 08:05 Nga DOSJA
Roberto Speranza: Nuk ka kushte për të lehtësuar masat

ITALI-Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza u tregua i qartë në ndjekjen e vijës së maturisë përsa i përket masave kundër koronavirusit, ndërsa ilustroi dje dekretin e ri ministror, i pari i qeverisë Draghi, që do të hyjë në fuqi nga 6 marsi deri më 6 prill, mbi masat e reja antiCOVID-19.

“Nuk ka kushte epidemiologjike për të reduktuar masat për të luftuar pandeminë. Jemi pranë vijës së finishit dhe nuk mund ta ulim vigjilencën”,– tha Speranza.

Ai theksoi se është thelbësore ruajtja e një qasjeje shumë të kujdesshme, sepse me një nivel të tillë të incidencës së rasteve, kemi pesë rajone me kujdes intensiv mbi pragun kritik.

“Polemikat ngatërrojnë qytetarët të cilët janë lodhur gjithnjë e më shumë nga kjo krizë e gjatë. Së bashku me unitetin dhe përgjegjësinë, është thelbësore t’u thuhet gjithmonë e vërteta qytetarëve. Ne do të rikonfirmojmë një mesazh besimi, ne do ta ndalojmë virusin me personelin e shkencës dhe shëndetësisë. Vonesat në disa furnizime vaksinash nuk do të ndryshojnë procesin që po zhvillohet dhe ne shohim dritën në fund të tunelit ”.- vijoi ai.

Në komunikimin drejtuar Senatit mbi masat e reja për të luftuar pandeminë e koronavirusit, Speranza u shpreh se vetëm puna e përbashkët e të gjitha institucioneve mund të ndihmojë në luftën ndaj Covid.

”Falënderoj presidentin Mattarella. Kryeministri tha se uniteti nuk është një opsion por një detyrë. Unë gjithmonë kam mbështetur një unitet kombëtar kundër emergjencës. Nuk ka rrugë tjetër përveç unitetit ”.- përfundoi ai.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali roberto speranza koronavirusi ne itali roberto speranza

Sondazh

Poll