Aktualitet

E RËNDË! Qeni ngordh pasi u tërhoq zvarrë me motor 64-vjeçari në Lushnje, arrestohet pronari

24 Shkurt 2021, 16:34 Nga DOSJA
E RËNDË! Qeni ngordh pasi u tërhoq zvarrë me motor

LUSHNJE– Një 64- vjeçar në Lushnjë është shfaqur duke tërhequr zvarrë me motor një qen, ku si pasojë kafsha ka ngordhur.

Policia duke marrë shkas nga qarkullimi i fotos në rrjete sociale ka kapur dhe shoqëruar në ambientet e policisë F. H., 64 vjeç banues në Zhamë të Lushnjës.

Mbi burrin rëndon vepra penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku një kafshë shtëpiake (qen), kishte ngordhur pasi pronari i tij e kishte tërhequr zvarrë me motorr në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me motomjetin e tij me targa LU199A, shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë.

Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 64 vjecari ne lushnje keqtrajtim te kafsheve arrestohet 64 vjecari ne lushnje keqtrajtim te kafsheve

Sondazh

Poll