Aktualitet

Ambientet e ISHSH kthehen në vatër të COVID në Vlorë! Qytetetarët presin më orë të tëra në radhë për të bërë tam

24 Shkurt 2021, 15:06 Nga DOSJA
Ambientet e ISHSH kthehen në vatër të COVID në Vlorë!

VLORË– Një situatë kaotike është krijuar para ambienteve të ISHSH në Vlorë, ku qytetarë të shumtë presin me orë të tëra për të kryer tamponin dhe për të parë nëse janë të infektuar me Covid-19.

Mungesa e tamponëve ka krijuar radhë të gjata, duke e kthyer ambientin në vatër të COVID-19, pasi disa prej tyre mund të mbartin virusin.

Në një video të publikuar nga Syri.net, duken radhët e gjata të qytetarëve të cilët ndodhen aty që prej orës 8 të mëngjesit.

Mjeku i familjes ka dërguar kërkesën në ISHSH, por ky institucion nuk po jep asnjë zgjidhje.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishsh ne vlore ishsh ne vlore

Sondazh

Poll