Aktualitet

‘E quajnë krim se shkoi te shtëpia e vëllait’/ Gruaja e Aleksandër Murataj: Nëse nuk vendoset drejtësi, unë dhe vajza

24 Shkurt 2021, 14:01 Nga DOSJA
‘E quajnë krim se shkoi te shtëpia e vëllait’/ Gruaja

TIRANË– Seanca e sotme në Gjykatën e Apelit ndaj Aleksandër Murataj është shtyrë sërish si pasojë e mungesës së avokatëve të caktuar kryesisht nga gjykata.

Gruaja e të pandehurit ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka theksuar me forcë se bashkëshorti i saj mbahet me të padrejtë në burg. Bashkëshortja e Murataj, Eda Lleshi, ka publikuar një video, ku sipas saj dëgjohet prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të pohojë se Murataj nuk është i përfshirë në grabitje.

Ajo është shprehur se nëse nuk vendoset drejtësi do të vetëflijohet së bashku me vajzën.


DEKLARATA:

Më kanë thënë që avokatët nuk paraqiten, si nënë e një fëmije 7 vjecare kërkoj drejtësi. Kam bindje se Aleksandër Murataj është i pafajshëm. Kërkoj drejtësi nga Gjykata. Në shkallën e parë të apelit është dënuar me 24 vite burg, prokurori thotë se nuk ka marrë pjesë në grabitje.. mund ta dëgjoni këtë audio. Ndërkohë që thonë nuk ka qënë pjesë merr 24 vite burg, e quajnë krim se shkon te shtëpia e vëllait. Ai ka qënë në operim në nofull, pse nuk merret dëshmia e dentistit. Unë zgjodha të flas para mediave se kërkoj drejtësi. Nuk ishte e lehtë për ne. Tani që litari ka ardhur aty ku nuk mundem, nëse nuk vendoset drejtësia, unë dhe vajza ime vetëflijohemi. Ai brenda është në gjendje të rëndë psikologjike, ju ftoj në shtëpi time të shikoni dhe faktet. Nuk kam asnjë dyshim dhe nuk e kuptoj, këtu jam si nënë e një fëmijë 7 vjecare, kërkoj drejtësi nga Gjykata e Apelit. Për grabitjen e rinasit nuk di, di që ai ka qënë me mua, te dentisti, për të tjera nuk di.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander murataj eda lleshi aleksander murataj eda lleshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2021, 13:04

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e ABC përballë gazetares Juli Xhokaxhi, foli edhe për rolin e botës së krimit gjatë fushatës zgjedhor...