Aktualitet

Shqipëria mbyllet nga ora 18:00? Skënder Brataj: Po diskutohet për masa të tjera, pranvera është kritike

24 Shkurt 2021, 14:14 Nga DOSJA
Shqipëria mbyllet nga ora 18:00? Skënder Brataj: Po diskutohet

TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur rreth takimit online që pati me mjekët e rajonit lidhur me situatën e COVID, si dhe për masat e reja që po diskutohen në vend.

Në një intervistë në News 24, Brataj u shpreh ndër të tjera se po diskutohet për masa të reja në vend. Sipas tij, nëse ndodh përkeqësimi i situatës, nuk do të ketë tolerime, ndërsa u shpreh se stinën e pranverës e sheh kritike.

Ishte takim shumë pozitiv, me pjesëmarrje nga kolegë nga të gjitha vendet e botës. Terapia nuk është se ndryshon shumë nga një vend tjetër i botës. Unë e kam thënë dhe e them që të gjendet një mënyrë bashkëpunimi konkret si të ardhjes së këtyre kolegëve dhe dërgimit të kolegëve këtu për bashkëpunim.

Në dy apo tre ditët e fundit rritjet janë stabilizuar, pra po arrijmë në atë fazën e sheshtë, më pas nis zbritja. Edhe një minimum pak më pozitiv tregon menaxhim e kontroll të situatës. Po diskutohet për masa të tjera, po bëjmë të njejtën gjë si vnedet e tjera. Do të shohim së shpejti situatën dhe do vendosim. Nëse ka përkeqësim nuk mund të tolerojmë situatën. Kritike për mua është edhe pranvera”,- tha Brataj.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2021, 13:04

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e ABC përballë gazetares Juli Xhokaxhi, foli edhe për rolin e botës së krimit gjatë fushatës zgjedhor...