Aktualitet

Vrau teknikun e kondicionerit, Indrit Çelën, Prokuroria kërkon 21 vite burg për Griseldo Kusin

24 Shkurt 2021, 14:31 Nga DOSJA
Vrau teknikun e kondicionerit, Indrit Çelën, Prokuroria kërkon

TIRANË- Griseldo Kusi, autori i vrasjes së teknikut të kondicionerit, Indrit Çela, është dënuar me 21 vite burg. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai përfiton ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, me 1/3. Nisur nga kjo nga 21 mund të dënohet me 14 vite burg, pa përfshirë kohën e paraburgimit që nga 2019 apo amnisti të tjera të mundshme.

Indrit Çelaj, 26 vjeç ndërroi jetë mëngjesin e 22 gushtit pas një plumbi në kokë, që nuk e lejoi të vijonte jetën. I punësuar si teknik kondicioneri, bashkë me shokun e tij, Lorenc Veliaj, Çelaj kryente punën e tij si teknik.  Ai kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve Albano dhe Griseldo, për instalimin e rrjetit të kondicionimit. Por pas një konflikti banal për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionerit, Griseldo Kusi e qëlloi Çelajn me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Së bashku me vëllain, Albanon dhe dy shokë, ata u munduan të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen e rëndë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet griseldo kusi indrit çela vrasja e punetorit ne tirane griseldo kusi indrit çela vrasja e punetorit ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2021, 13:04

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e ABC përballë gazetares Juli Xhokaxhi, foli edhe për rolin e botës së krimit gjatë fushatës zgjedhor...