Bota

Ky është Jetmir Kurtsmajlaj, 27-vjeçari shqiptar që plagosi ish-të dashurën greke disa ditë më parë në Torino

24 Shkurt 2021, 09:52 Nga DOSJA
Ky është Jetmir Kurtsmajlaj, 27-vjeçari shqiptar që

ITALI-Jetmir Kurtsmajlaj është 27-vjeçari shqiptar që tentoi të vriste ish të dashurën e tij greke. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në Torino.

Ish-studenti i Universitetit të Torinos goditi disa herë me thikë studenten greke G.K. 20 vjeç, pasi kjo e fundit kishte kërkuar të ndahej prej tij.

Sipas La Stampa, Kurtsmajlaj nuk pranonte ndarjen me 20-vjeçaren greke dhe e priti atë i fshehur në një parking pranë shtëpisë së saj, ku dhe më pas e sulmoi me thikë në gjoks, qafë dhe barkë.

E reja pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe për fat të mirë i shpëtoi rrezikut. Ndërsa 27-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll