Bota

Pas Ministrisë së Bujqësisë, Policia e Kosovës aksion në Istog arreston dy zyrtarë

24 Shkurt 2021, 09:26 Nga DOSJA
Pas Ministrisë së Bujqësisë, Policia e Kosovës aksion

KOSOVË- Policia e Kosoëvs është parë ditën e sotme edhe në Komunën e Istogut. Telegrafi shkruan se nuk dihet se cila është arsyeja e policisë para Komunës së Istogut. Deri tani në Komunën e Istogut janë arrestuar dy zyrtar. Në lidhje me këtë Telegrafi ka kontaktuar me nën kryetarin e Komunës, Agim Ademaj, i cili tha se nuk ka asnjë informacion zyrtar për aksion.

“Nuk kam informacion zyrtar për ndonjë aksion, mirëpo i pash disa vetura të policisë në oborrin e komunës”, ka thënë Ademaj.

Gjithashtu është kontaktuar edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës Fadil Gashi, i cili tha se nuk kishte informacion për këtë gjë.

“Deri në këto momente nuk kam ndonjë informacion, për cdo informatë që do të kemi do ju lajmërojmë”, ka thënë Gashi.

Aksioni ka nisur në Ministrinë e Bujqësisë ka nisur orët e para të ditës së sotme. Ndërkohë që ende nuk dihet se cilat janë arsyet e operacionit, apo nëse do të zhvillohet në qytete të tjera.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim ademaj aksion policore ne kosove fadil gashi agim ademaj aksion policore ne kosove fadil gashi

Sondazh

Poll