Bota

Vuçiç takim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë të Premten

24 Shkurt 2021, 10:24 Nga DOSJA
Vuçiç takim me përfaqësuesit e Listës Serbe në

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë mbrëmjes së djeshme ka njoftuar se të premten do të mbajë një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Siç bën të ditur ai, ky takim pritet të mbahet në Kurshumli.

Raportimet e të përditshmes serbe ‘Tanjug’, thotë se Vuçiç u pyet në lidhje me deklaratat e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se dialogu nuk do të jetë përparësi e qeverisë së tij dhe se nuk do të ketë vend për Listën Serbe në atë qeveri.

Ai tha se për sa i përket Listës Serbe ajo duhet të marrë një mandat në qeverinë në Prishtinë.

“Ne do të vendosim në ditët në vijim nëse ata do ta pranojnë atë. Unë mendoj se do të ftojmë të gjithë përfaqësuesit e popullit tonë të konsultohen në Kurshumli të premten”,– ka thënë Vuçiç.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll