Bota

Tajlanda merr dozat e para të vaksinave, kryeministri do të jetë i pari që do të marrë vaksinën

24 Shkurt 2021, 08:55 Nga DOSJA
Tajlanda merr dozat e para të vaksinave, kryeministri do të jetë

TAJLANDË– Tajlanda mori të mërkurën 200,000 dozat e para të vaksinës Sinovac Biotech’s Corona Vac, grupi i parë i vaksinave të koronavirusit në vend, me vaksinimet që do të fillojnë për disa ditë me rradhë.

Kryeministri Prayuth Chan-ocha pritet të jetë ndër të parët që do të marrë vaksinën këtë fundjavë. Shumica e dozave janë rezervuar për punonjësit e linjës së frontit. Ministri i Shëndetësisë, Anutin Charnvirakul në fillim të kësaj jave tha se 117,000 doza të vaksinës AstraZeneca COVID-19 do të mbërrinin gjithashtu të Mërkurën dhe se Prayuth do të ishte ndër marrësit e parë.

Sipas The Guardian, vendi deri më tani është kursyer nga variantet e koronavirusit, duke shënuar pak më shumë se 25,000 infektime në përgjithësi. Fushata e saj e imunizimit masiv, e cila synon të administrojë 10 milion doza në muaj, është planifikuar të fillojë në Qershor, duke përdorur 26 milion doza të vaksinave AstraZeneca të prodhuara nga firma lokale Siam Bioscience.

Mbërritja e vaksinës vjen mes disa kritikave publike ndaj qeverisë dhe akuzave që ka qenë shumë e ngadaltë për të siguruar vaksinat. Qeveria ka thënë se planifikon të vaksinojë më shumë se gjysmën e popullsisë së rritur këtë vit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne tajlande vaksinimi ne tajlande koronavirusi ne tajlande vaksinimi ne tajlande

Sondazh

Poll