Sport

E krahasonin me Franck Kessie, ish-futbollisti i Atalantës ndërron jetë në moshën 21-vjeçare, vuante nga…

23 Shkurt 2021, 17:24 Nga DOSJA
E krahasonin me Franck Kessie, ish-futbollisti i Atalantës ndërron

BREGU I FILDISHTË-Willy Braciano Ta Bi, ish-futbollisti i Atalantës ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë po luftonte me kancerin e mëlçisë. As ndihma e disa anëtarëve të Federatës, të cilët kishin mbledhur fonde për të ndihmuar me shpenzimet e kurimit nuk e ndihmoi atë.

Ai ishte detyruar të tërhiqej nga futbolli për të vijuar me kurën, ndërsa muajt e fundit mbylli marrëdhënien me klubin bergamask, për t’u kthyer në Bregun e Fildishtë, ku kaloi momentet e fundit të jetës së tij.

Willy Braciano Ta Bi e kishin krahasuar me Franck Kessie për karakteristikat e njëjta me futbollistin e Milanit. Ai u huazua për një periudhë të shkurtër  te Pescara, por shfaqja e sëmundjes e pengoi ta vijonte karrierën në Abruzzo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta willy braciano ta bi atalanta willy braciano ta bi

Sondazh

Poll

Sport 23 Shkurt 2021, 11:53

Bodybuilderi kosovar gjakoset nga tre persona

KOSOVE – Ndodh që edhe njerëzit e “fortë” të goditen, por kur ndodh jashtë sportit është e turpshme. Një rast i tillë është ai i bodybuilderi nga Kosova, Flamur...