Bota

Bilanci i COVID në botë/ Mbi 112 infektime dhe gati 2,5 milion të vdekur, SHBA gati paketën prej 1.9 trilion dollarësh

24 Shkurt 2021, 08:45 Nga DOSJA
Bilanci i COVID në botë/ Mbi 112 infektime dhe gati 2,5 milion të

BOTË– Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin e vaksinave për popullsinë e tyre.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 112 milion raste të reja, dhe gati 2.5 milion të vdekur, ku SHBA-ja vazhdon të mbetet në vend të parë.

Aktualisht në SHBA janë gati 29 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë, gati 3-fishi se vendi i dytë India e cila regjistron 11 milion raste në total. Po ashtu edhe përsa i përket numrit të viktimave SHBA-ja ka kaluar mbi 500 mijë të vdekur ga COVID e ndjekur nga Brazili me gati 250 mijë të vdekur.

Dhoma e Përfaqësuesve të SH.B.A.-së do të votojë të Premten mbi legjislacionin për të siguruar 1.9 trilionë dollarë ndihmë të re për koronavirusin, tha Përfaqësuesi Steny Hoyer.

“Populli Amerikan e mbështet fuqimisht këtë projektligj dhe ne po lëvizim me shpejtësi për ta parë atë të miratuar në ligj,”– tha Hoyer të Martën.

Megjithëse sondazhet tregojnë se amerikanët duan më shumë mbështetje ekonomike, demokratët, të cilët kontrollojnë Kongresin dhe republikanët ndryshojnë shumë në politikat e tyre. Legjislacioni gjithëpërfshirës ka për qëllim të stimulojë ekonominë e SHBA-së dhe të kryejë propozimet e Biden për të siguruar para shtesë për vaksinat dhe pajisjet e tjera mjekësore.

Tajlanda mori të mërkurën 200,000 dozat e para të vaksinës Sinovac Biotech’s Corona Vac, grupi i parë i vaksinave të koronavirusit në vend, me vaksinimet që do të fillojnë për disa ditë me rradhë. Kryeministri Prayuth Chan-ocha pritet të jetë ndër të parët që do të marrë vaksinën këtë fundjavë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne shba koronavirusi ne bote koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll