Bota

KQZ refuzon 75% të votave nga Diaspora, 11,840 zarfe ‘kthehen mbrapsht’

24 Shkurt 2021, 08:19 Nga DOSJA
KQZ refuzon 75% të votave nga Diaspora, 11,840 zarfe ‘kthehen

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar deri më tani 75% të votavë nga Diaspora të ardhura me postë. Gazeta Ekspress shkruan se janë kthyer mbrapsht 11, 840 zarfe të ardhura nga jashtë për shkak të parregullsive që patën.

Të dhënat tregojnë se KQZ u ka refuzuar votat personave të cilët nuk kanë qenë pjesë e listës së votuesve, të cilët janë 8, 914 vota. Ndërkohë që 5,078 zarfe janë refuzuar për shkak se nuk janë regjistruar si votes jashtë Kosovës  3,836 vota janë refuzuar për shkak se nuk plotësonin kriteret ligjore.

Të tjerëve që u është refuzuar vota janë  467 personat që kanë fletëvotime dy herë, si dhe 1, 551 vota të tjerë u refuzuan për shkak se në zarfë ishte bashkëngjitur dokumente të pavlefshme.

LAJMI KRYESOR: Kosova pas zgjedhjeve, refuzohen 75% të votave nga Diaspora

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kqz zgjedhjet ne kosove kqz zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll