Bota

Kosova pas zgjedhjeve, refuzohen 75% të votave nga Diaspora, Osmani del si kandidatja më e votuar

24 Shkurt 2021, 08:06 Nga DOSJA
Kosova pas zgjedhjeve, refuzohen 75% të votave nga Diaspora, Osmani del si

KOSOVË- Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht, të cilat pritet të fillojë numërimi këto ditë.

Ndërkohë që në lidhje me votat e Diasporës, KQZ ka refuzuar 75% të tyre pasi kishin parregullësi në identifikimin e votuesve, në fletat e votimit si dhe disa persona nuk konfiguronin si votues. Nga votat në Kosovë kandidatja me e votuar është Vjosa Osmani, e cila ndiqet nga Glauk Konjufca, dhe në vend të tretë Enver Hoxhaj. Ndërsa Hoti, Haradinaj dhe Limaj vijnë pas tyre.

Në një vendim të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi rinumërimin e 500 vendvotimeve, është shtuar kapaciteti në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Sipas tij, nga 28 tavolina numërimi tani kanë shkuar në 40. Kjo siç tha Elezi është bërë me qëllim që KQZ-ja të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 Shkurtit.

Çfarë ndodhi në 14 shkurt?

Më 14 shkurt, ditë që përkoi edhe me Shën Valentinin, qytetarët e Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit zgjodhën me votë emrat që do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019.

Zgjedhjet e Kosovës spikatën kësaj here pasi partitë politike garuan me emra konkretë për postin e kryeministrit, i cili zgjidhet më pas nga Kuvendi. VV kishte Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, i cili nuk u lejua të garonte nga KQZ për shkak të problemeve me ligjin. LDK garoi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe PDK me Enver Hoxhajn. Synimet janë të forta edhe për postin e presidentit.

Vjosa Osmani është emri i Vetëvendosjes, ndërsa edhe Ramush Haradinaj ka të njëjtën dëshirë për tu emëruar president. Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti dhe për zgjedhjen e presidentit në Kosovë duhen 2/3 e deputetëve në sallë dhe zgjedhja mund të arrihet në tri raunde, që në rast se dështojnë atëherë vendi kalon menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe në rast se presidenti zgjidhet, VV-së i duhen 61 mandate për të krijuar qeverinë e re dhe e ka të nevojshme një parti tjetër në koalicion.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll