Bota

Erdhi në Shqipëri, takoi Ramën dhe Kurtin! Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu akuzohet për përdhunim nga një 20-v

24 Shkurt 2021, 07:44 Nga DOSJA
Erdhi në Shqipëri, takoi Ramën dhe Kurtin! Aktori i famshëm

FRANCË– Aktori francez Gerard Depardieu u akuzua më 16 Dhjetor të vitit të shkuar për “përdhunim” dhe “sulm seksual” që pretendohet ta ketë kryer në 7 dhe 13 Gusht 2018 mbi një aktore dhe valltare në të njëzetat. Informacioni është bërë publik nga një burim pranë çështjes për mediat franceze dhe u konfirmua këtë të martë gjykata.

Aktualisht, ai po përballet me akuza nga gushti i vitit 2018.

Një hetim fillestar mbi akuzat për përdhunim kundër Depardieu, 72 vjeç, u mbyll në 2019 për mungesë provash por u rihap verën e kaluar, duke çuar në akuza penale të paraqitura në dhjetor, tha burimi.

Aktorja akuzon Depardieu se e kishte përdhunuar dhe sulmuar atë në shtëpinë e tij në Paris në gusht 2018.

Depardieu ka qënë prezent dhe në Shqipëri, këtu ku ka xhiruar filmin “Unë dhe Millosheviçi”. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai takoi kryeministrin Rama dhe Albin Kurtin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota albin kurti edi rama gérard depardieu albin kurti edi rama gérard depardieu

Sondazh

Poll