Bota

Gucati del para Gjykatës Speciale, Haradinaj përfaqësohet nga avokati. Merret vendimi për dorëzimin e Dosjes paraprake, Gjy

24 Shkurt 2021, 07:37 Nga DOSJA
Gucati del para Gjykatës Speciale, Haradinaj përfaqësohet nga

KOSOVËSpecialia ditën e sotme ka mbajtur seancën gjyqësore të radhës për ish-krerët e UÇK-së. Në seancë kanë qenë të mbrojtësit e Hysni Gucatit dhe Nesim Haradinajt, ndërsa ky i fundit nuk u paraqit. Në seancë është folur për plotësimin e Dosjes së të akuzuarve. 

Gjykatësi i procedurës paraprake në këtë çështje, Nikola Giju, ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 9 prill 2021, të dorëzojë dosjen paraprake. Po ashtu, gjatë seancës së sotme avokatët e Gucatit dhe Haradinajt kanë kërkuar afat deri në korrik për ta dorëzuar dosjen paragjyqësore.

 Ata kërkuan që dorëzimi të bëhet në 20 korrik. Avokati i mbrojtjes së Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees, tha se është skeptik Dosja do të jetë gati deri në muajin Prill. Ai shtoi se data më e mirë për të dorëzuar është 20 Korriku, pasi ka shumë materiale për të analizuar dhe bërë gati.

Avokatët gjithashtu kanë thënë se edhe pandemia ka vështirësuar edhe më shumë punën, kështu që duhet më shumë kohë. Ndërkohë që prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Valeria Bolici, e ka quajtur mbrojtjen e ish-Krerëve të UÇK-së, si pa bazë. Në fjalën e saj Bolici tha se të gjitha materialet duhet të jenë të kategorizuara sipas fushës së meta-datave. Ajo gjithashtu ka thënë se e ka bërë listën gati të numrit të dëshmitarëve që do të thirren për të dëshmuar.

Më tej, ajo tha se ZPS-ja do ta depozitojë dosjen e çështjes brenda afateve të caktuara.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A;f.m. k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj

Sondazh

Poll