Aktualitet

EMRAT + DETAJE/ Sherr për parkimin në Durrës, fqinji plagos me armë zjarri nënë e bir, 45-vjeçarja u fut mes plumbave pë

23 Shkurt 2021, 19:15 Nga DOSJA
EMRAT + DETAJE/ Sherr për parkimin në Durrës, fqinji plagos me

DURRËS– Flamur Çerma, 23 vjeç dhe nëna e tij Valbona Çerma, 45 vjeçe, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri nga fiqnji i tyre, i identifikuar si Zyber Juba, 45 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, pas një sherri mes nënë e bir dhe fqinjit të tyre.

Konkretisht konflikti ka nisur fillimit mes të riut Çerma dhe fëinjit Juba për një vend parkimi makine. Ka qenë 45-vjeçari ai që fillimisht e ka goditur me sende të forta të riun dhe në konflikt e sipër e ka nxjerrë nga makina.

Në momentin që Juba ka nxjerrë më pas armën, mes tyre ka ndërhyrë edhe nëna e të riut. Kështu, 45-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt Flamur Çermës, por plumbat i kanë kapur të dy. Fatmirësisht ata ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbat i kapën në këmbë.

Ndërsa autori i ngjarjes, është vënë në pranga. Pritet që të zbardhet dëshmia e tre të përfshirëve në ngjarje, për të zbardhur më tepër detaje. Hetimet kanë zbuluar se na fakt poseduesi i armës ishte vëllai i Zyber Jubës, Ergysi, që gjithashtu është vënë në pranga.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres flamur cerma plagosen nene e bir ne durres plagosje me arme zjarri ne durres valbona cerma zyber juba durres flamur cerma plagosen nene e bir ne durres plagosje me arme zjarri ne durres valbona cerma zyber juba

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 16:51

GREQI-Georgia Kaltsouni, një studente 21-vjeçare, është vajza që u sulmua me thikë nga shqiptari Jetmir Kurtsmajlaj në Torino. Ndërkohë, sipas Protothema...