
LEZHË– Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Lezhë. Dosja.al mëson se breshëria e automatikut ka tronditur lagjen Gurra të qytetit të Lezhës.
Ngjarja është raportuar se ka ndodhur pak minuta më parë. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e të shtënave me armë, apo rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që banorët janë shprehur se janë trembur nga zhurma e krismave që kanë dëgjuar. Një prej tyre deklaroi se nuk ka ndodhur kurrë më parë diçka e tillë në këtë lagje.
(a.b;f.m/dosja.al)
-
15:32
Breshëria e armëve në Lezhë, banorja: U frikësova shumë, jam bërë dyllë e verdhë
Një banore e lagjes “Gurrë” ka treguar se ka dëgjuar breshërinë e armëve mesditën e sotme. Në një prononcim për ReportTV, banorja tha se është frikësuar shumë kur dëgjoi të shtënat me armë, pasi nuk ka ndodhur më herët ndonjë ngjarje e tillë në këtë lagje.
“U ndjenë në këtë krah. Isha jashtë vetëm në oborr. U frikësova shumë jam bërë e zverdhur dyllë, në këtë lagje nuk ka bërë vaki. U dëgjuan tre a katër të shtëna. Më kapën të dridhurat thashë se çfarë ndodhi,”- tha banorja.
Pamje nga vendi i ngjarjes