Bota

Funeral i ‘heshtur’ dhe në mesnatë për bosin e Camorrës, Raffaele Cutolo i cili ndërroi jetë pak ditë më par

22 Shkurt 2021, 08:53 Nga DOSJA
Funeral i ‘heshtur’ dhe në mesnatë për bosin e

ITALI– Në këmbët e Vezuvit në varrezat Oktaviane të Napolit u varros në heshtje në mesnatë Raffaele Cutolo, themelues dhe drejtues i Kamorrës së Re të Organizuar. Trupi i tij mbërriti i shoqëruar nga Parma, ku ai vdiq të Mërkurën në mbrëmje në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Maggiore për komplikime pas pneumonisë.

Kryetari i bashkisë së Ottaviano urdhëroi që varrezat të mbyllen për arsye të rendit publik. Kishte shumë frikë se njerëzit kuriozë, ose njerëzit e lidhur me Cutolon, mund të grumbulloheshin. Sipas Il messaggerio, ishin vetëm të afërmit më të ngushtë për lamtumirën e fundit, në total 12 persona, ku përfshinin vëllain dhe motrën e Cutolo, Pasquale dhe Rosetta, gruaja e tij Immacolata Iacone, vajza e tij Denyse dhe disa të afërm të tjerë.

Cutolo vuante nga disa patologji të rënda dhe pak kohë më parë avokati i tij, në emër të familjarëve kërkoi ndryshimin e masës së dënimin në arrest shtëpiak, për shkak të moshës së thyer e gjendjes së rënduar shëndetësore. Por Gjykata e Bolonjës, në qershor të 2020 e hodhi poshtë këtë kërkesë.

Raffaele Cutolo konsiderohej themeluesi i mafies napoletante Camorra dhe përgjegjës i atentateve të përgjakshme mafioze në vitet ’70-’80. Prej vitit 1995 ndodhej në burg nën regjimin më të egër 41 bis, me 4 dënime të përjetshme për vrasje dhe organizim kriminal mafioz.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota raffaele cutolo raffaele cutolo

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2021, 08:44

Apple me emoji të rinj, me në fokus vaksinimin

Apple do të prezantojë rreth 200 emoji të rinj për iPhone dhe iPad me në fokus fushatën e vaksinimit. Ansa shkruan se në update-in e iOS dhe iPadOS 14.5 do të k...

Bota 22 Shkurt 2021, 08:08

KOSOVË- Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do ...