Bota

Bilanci i COVID në botë/ Gati 112 milion të infektuar dhe 2,4 milion të vdekur, SHBA arrin rekordin duke shënuar 500 mijë

22 Shkurt 2021, 08:37 Nga DOSJA
Bilanci i COVID në botë/ Gati 112 milion të infektuar dhe 2,4

BOTË– Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin e vaksinave për popullsinë e tyre.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gati 112 milion raste të reja, dhe mbi 2,4 milion të vdekur, ku SHBA vazhdon të mbetet në vend të parë.

Aktualisht në SHBA janë 28 milion raste në total që nga fillimi i pandemisë, gati 3-fishi se vendi i dytë India e cila regjistron 11 milion raste në total. Po ashtu edhe përsa i përket numrit të viktimave SHBA-ja ka kaluar mbi 500 mijë të vdekur ga COVID e ndjekur nga Brazili me gati 250 mijë të vdekur.

Presidenti i SHBA Joe Biden do të mbajë një moment heshtjeje dhe ceremoni ndriçimi qirinjsh në Shtëpinë e Bardhë për 500,000 jetët e humbura nga Covid-19. Kombi pritet të kalojë momentin e zymtë të hënën, pak më shumë se një vit pas fatalitetit të parë të konfirmuar të SH.B.A.-së për shkak të koronavirusit.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne shba koronavirusi ne bote koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2021, 08:08

KOSOVË- Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do ...