Bota

Zvicra me dy mendje për vaksinën anti-Covid të AstraZenecës: Është e paqartë se çfarë do të ndodh

22 Shkurt 2021, 07:47 Nga DOSJA
Zvicra me dy mendje për vaksinën anti-Covid të AstraZenecës:

ZVICËR- Zvicra është ende e paqartë se çfarë do të bëjë me vaksinat anti-Covid të AstraZenecës. Reuters shkruan se në fillim të këtij muaji Zvicra ka kërkuar më shumë efikasitet dhe të dhëna cilësore nga AstraZeneca.

Ndërkohë që sipas disa spekullime që kanë dalë tani në Zvicër thuhet se qeveria mund t’i anulojë porositë e saj të AstraZeneca nëse ekzaminimet nuk tregonin efikasitetin e duhur.

“Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me AstraZeneca, por ndërprerja e kontratës nuk është një opsion për momentin, megjithëse mund të rishikohet nëse rezulton e nevojshme”, tha zëvendësdrejtori i Zyrës Federale të Shëndetit Publik Bora Kronig.

Zvicra, e cila ka porositur 5.3 milion doza të vaksinës AstraZeneca, po pret rezultatet nga provat në Amerikat e Veriut dhe Jugut, pasi tha se testimi i mëparshëm nuk nxorri të dhëna të qarta përfshirë efikasitetin tek njerëzit e moshuar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca bora kronig astrazeneca bora kronig

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2021, 06:11

Pse u besojnë njerëzit lajmeve të rreme?

Jacqueline F. ra pre e një lajmi të rremë në Instagram në vitin 2019. Oficerët e policisë keqtrajtuan dhe varën protestuesit në stacionet e metrosë në Kili, sip...

Bota 21 Shkurt 2021, 22:13

Kthimi në vendlindje për t’i ndihmuar romët

Bëri mijëra kilometra që të vijë në Prizren dhe të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.Orhan Galushi ka 35 vjet që është larguar nga vendlindja dhe jeton në Holan...