Politike

“Misioni “special” në Tiranë”! Mediat greke zbulojnë detajet nga takimi i deputetit grek me Bashën, Ballën dhe Krye

22 Shkurt 2021, 06:59 Nga DOSJA

TIRANË– Javën e kaluar Shqipërinë e vizitoi një deputet grek, Tasos Hadjivassiliou. Lajmi nuk u bë publik në media, mirëpo pak ditë pas viziës së tij, mediat greke shkruajnë për arsyen e vizitës së tij.

Mediat greke e kanë zbuluar“Misionin “special” në Tiranë” të deputetit grek, që u takua me disa figura të politikës shqiptare.

Një vizitë në Tiranë, në cilësinë e sekretarit të marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë Demokracia e re, u bë javën e kaluar nga deputeti Tasos Hadjivassiliou. Vizita nuk u njoftua në Greqi, duke i dhënë asaj karakterin e një “misioni special”, por gjeti shumë hapësirë në mediat shqiptare.

Qëllimi i udhëtimit të deputetit 40-vjeçar ishte të takohej, në prag të zgjedhjeve shqiptare, me përfaqësuesit e partive kryesore dhe të përçonte mesazhet në emër të qeverisë greke” thuhet në shkrim.

SHKRIMI:

Por cilat ishin porositë e Athinës? “Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë, por me një kusht: respektimi i plotë i të drejtave të pakicës greke.

Depueti u takua me kandidatin për kryeministër dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila në fakt është gruaja e Presidentit Ilir Meta.

Takimet u zhvilluan në një atmosferë shumë të mirë. Hadjivassiliou gjithashtu u takua me Kryepeshkopin Anastas dhe anëtarët e komunitetit grek, të cilët do të jenë kandidatë në zgjedhje” mbyllet shkrimi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mediat greke tasos hadjivassiliou mediat greke tasos hadjivassiliou

Sondazh

Poll