Aktualitet

21 Shkurt 2021, 20:05 Nga DOSJA

ISLANDË– Zhvillime nga hetimet për vrasjen e Armando Beqirit në prangun e shtëpisë në Islandë. Policia islandeze ka liruar nga paraburgimi një prej personave të prangosur, i cili dyshohet se kishte lidhje me vrasjen në Rauðagerði.

Mediat islandeze bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shqiptar, një nga dy personat që u prangosën dje. Por fatin e të liruarit nuk e kishte shoku i tij, i cili ende ndodhet në parabutgim.

Sipas shefit të Policisë, Margeir Sveinsson ligji e cakton qartë se Policia mund ta mbajë mbajë në qeli të shoqëruarin për vetëm 24 orë, dhe në mungesë provash duhet ta lirojë. Kështu një prej shqiptarëve ka fituar lirinë.

Deri më tani për vrasjen e shqiptarit nga Tepelena janë prangosur 9 persona, nga 7 vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë dhe Islandën. Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës ku e priste gruaja shtatzënë dhe me fëmijën 15 muajsh. Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando beqiri vritet armando beqiri armando beqiri vritet armando beqiri

Sondazh

Poll