Aktualitet

S’iu përgjigjej fëmijëve në telefon! Si u gjet i pajetë i ati i biznesmenit nga Durrësi që u vra në 2013, prej ditësh

21 Shkurt 2021, 16:01 Nga DOSJA
S’iu përgjigjej fëmijëve në telefon! Si u gjet i

DURRËS– Një i moshuar është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij, në katin e 10 të një pallati, në afërsi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për Bajram Canin, 78 vjeç, i cili dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh. Megjithatë nuk dihen rrethanat e ngjarjes, nëse vdekja ka qenë natyrale apo diçka tjetër ka ndodhur. Nga kqyrja paraprake e trupit është vënë re se nuk ka pasur shenja dhune. 

78-vjeçari jetonte vetëm, pasi fëmijët i kishte jashtë vendit. Ishin këta të fundit që ngritën shqetësime për gjendjen e tij, pasi prej ditësh nuk u hapte telefonin. Një i afërm ka shkuar në banesë për t’u interesuar për shëndetin e tij, duke gjetur edhe kufomën e vdekur. Bajram Cani ishte babai i Plarent Canit, biznesmenit të ndërtimit të vrarë me 4 plumba në zonën e plazhit në fillim të shtatorit 2013, pranë vendit ku ndodhej pallati. Pas vrasjes së të birit ai shpesh apelonte për zbardhjen e vrasjes duke kërkuar drejtësi për të birin. 

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në banesën e të moshuarit dhe kanë nisur nga puna për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Ndërsa kufoma është dërguar në morgun e qytetit, ku edhe pritet t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bajram cani durres bajram cani durres

Sondazh

Poll