Aktualitet

VIDEO/ Me anë të një çadre grabiste valixhet e udhëtarëve në aeroport, arrestohet shqiptari në Greqi

21 Shkurt 2021, 17:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Me anë të një çadre grabiste valixhet e

GREQI-Një shqiptar ende i paidentifikuar është arrestuar në aeroportin “El. Venizelos ” në Greqi, pasi i rrëmbente bagazhet udhëtarëve, duke përdoruar një çadër.

Sipas mediave greke, shqiptari i cili ishte i pajisur me një letërnjoftimin, me ndihmën e një çadre që mbante në dorë tërhiqte valixhe dhe bagazhe nga karrocat e udhëtarëve, e më pas zhdukej që aty.

Ai u arrestua ditën e sotme nga oficerët e policisë të Departamentit Special në Aeroport.  Në orën 12:58, duke përdorur çadrën ai u përpoq të merrte një  çantë nga një karrocë udhëtari, por pa rezultat. Katër minuta më vonë në 13:01 ndërsa ishte jashtë portave 1 dhe 2 policia arriti ta arrestonte.  Ndërkohë që dy ditë më parë kishte rrëmbyer një valixhe të një pasagjeri që mbante  2380 dollarë, dy celularë, dokumente dhe karta.

Video e plotë:

 

Pas një kontroll në banesën e tij, mësohet se iu  gjetën një numër çantash dhe sendesh të vjedhura, një shumë prej 3500 eurosh, 2200 dollarë amerikanë, 140 pesos meksikanë, një letërnjoftim të rremë grek dhe faturat e dërgimit të shumave të mëdha parash te një i afërm në Spanjë .

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje shqiptar ne greqi shqiptari qe vidhte me cader ne aeroport arrestohet nje shqiptar ne greqi shqiptari qe vidhte me cader ne aeroport

Sondazh

Poll