Aktualitet

Një grua gjendet e shtrirë në rrugë në Shkodër, dyshimet e para të Policisë

21 Shkurt 2021, 19:19 Nga DOSJA
Një grua gjendet e shtrirë në rrugë në Shkodër,

SHKODËR– Një grua rreth të 50-ve, me iniciale E.R., është gjetur e shtrirë në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës në Shkodër. Policia e Shtetit dyshon se gruan mund ta ketë përplasur ndonjë makinë dhe e ka lënë aty. Ndërkohë që vetëm pak më parë nga Shkodra u raportua për një aksident, ku shoferi i mjetit ishte larguar nga vendngjarja por nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast. Gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 21.02.2021 ora 18:30, në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës, është gjetur e shtrirë shtetësia E. R. rreth 50 vjeçe , me banim në lagjen Liria, Shkodër, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një mjet dhe me pas është larguar,

Shtetasja e dëmtuar është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

(K.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkoder shkoder

Sondazh

Poll