Art&Argëtim

Met Gala një altar dashurie, aktorët konfirmojnë lidhjen në tapetin e kuq(Foto)

7 Maj 2019, 13:02 Nga DOSJA
Met Gala një altar dashurie, aktorët konfirmojnë lidhjen në

Çifti i njohur i showbiz-it, aktorët e famshëm të Hollywood, Katie dhe Jamie thuhet se kanë rreth 5 vite së bashku, por kurrë nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Edhe pse janë fotografuar shumë herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ata nuk e kanë pranuar kurrë lidhjen e tyre.

Mes shumë çifteve që morën pjesë në parakalimin e tapetit të kuq, Katie dhe Jamie u quajtën si qershia mbi tortë. E veshur në fustan 3D në ngjyrë të purpurt, Katie dhe Jamie ishin kombinuar shumë bukur me njeri-tjetrin.

Kjo ishte hera e parë që ata u shfaqën së bashku publikisht, pasi aktorja është shprehur se nuk ish-bashkëshorti i saj, Tom Cruise nuk e ka lejuar atë të dilte publikisht me dikë tjetër.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz jamie foxx katie holmes jamie foxx katie holmes

Sondazh

Poll