Art&Argëtim

Met Gala 2019/ Nga Lady Gaga tek Dua Lipa veshjet më të çuditshme që keni parë ndonjëherë

7 Maj 2019, 10:11 Nga DOSJA
Met Gala 2019/ Nga Lady Gaga tek Dua Lipa veshjet më të

Qilimi i kuq i “Met Gala” është i njohur për tendencat më të guximshme të modës, dhe tema për këtë vit ishin veshjet e ekzagjëruara. Pjesmarrjes, e cila kushton më shumë se 30.000 dollarë për person, ju shtua edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Për herë të parë, pjesë e këtij eventi gjigand, Dua Lipa, e shoqëruar nga partneri i saj, Isaac Carew bëri një paraqitje të veçantë. Veshur me një fustan të fryrë ku sundonte ngjyra lejla e ndezur, me flokët të fryrë dhe me një tualet plot ngjyra, Dua Lipa bëri nëj prezantim unik.

Në “Met Gala 2019” ndër të gjithë personazhet, ajo që ra më shumë në sy ishte e papërsëritshmja, Lady Gaga. Diva e muzikës kishte zgjedhur të përfaqësohej në këtë event, jo me një, por me 4 veshje të ndryshme duke sjellë një larmi dhe duke shkaktuar pafund debate në rrjete sociale për paraqitjen e saj edhe me bikini të zeza. Me pamje të ekzagjeruara dhe me veshje thuajse teatrale ajo nxiti një valë diskutimesh. Lady Gaga mbërriti në event me një fustan pompoz, të shndritshëm pink, por më pas u ndërrua duke veshur një fustan të zi derisa përfundoi vetëm me të brendshme.

Në sy gjithashtu ra aktori, Billy Porter, i veshur i gjithë në ar, si një sulltan ai u transportua në tapetin e kuq nga gjashtë burra, pa këmishë duke dhuruar një pamje spektakolare.

Reperja, Cardi B doli në “Met Gala” me një fustan të kuqërremtë, madhështor, me një bisht gjigand dhe me pupla te pjesa e krahëve. Veshja, e zbukuruar me pupla, është projektuar nga Thom Broëne dhe ka marrë më shumë se 2.000 orë për t’u bërë.

Celine Dion, me një veshje që peshonte plot 22 kilogramë prej ari, u bë një nga diskutimet më të nxehta në internet. Ndërsa veshja e saj, u punua nga 52 vetë që punuan me punë dore, ishte një vepër e dukshme e artit.

Katy Perry ishte prezantuar me veshjen me të çuditshme në gjithë eventin. Mund të themi padyshim që ajo tërhiqte gjithë vëmendjen. E veshur si një abazhur me shandanë, të gjithë mbetën me gojën hapur. Fustani ishtei gjithi me llambadar, me qirinj elektrikë, ndërthurur me kristale, i stiluar nga Jeremy Scott i Moschinos.

Jared Leto ishte ndryshe nga të gjithë këtë vit. Ai mbërriti me një manekin të kokës së tij, me sa duket i frymëzuar nga shfaqja Gucci në Dimër 2018. I veshur me një kostum të kuq, punuar me zinxhirë dhe me kokën e tij në dorë, ai transmetonte një pamje të çuditshme!

Këngëtarja, Zendaya kishte një hyrje përrallë në qilimin e kuq. Aktorja dhe këngëtarja, që mbante një fustan të zi Tommy Hilfiger, tundi një shkop magjik dhe shndërroi fustanin e saj në një version të ndezur që kujton fustanin ikonik të veshur nga Hirushja.

Aktori, Michael Urie kishte zgjedhur të vinte në një version të dyzuar, as vajzë as djalë. Veshur gjysmë kostum dhe gjysmë fustan!

Aktori, Ezra Miller na solli një pamje tërësisht ekspresive, ku në fytyrë kishte pikturuar disa sy, duke dhuruar një pamje të çuditshme.

Sigurisht nuk duhet harruar pa përmendur, Kim Kardashian, veshur me një fustan ngjyrë mishi, punuar me delikatesë gurësh që vareshin me aq fines ajo dukej më tërheqëse se kurrë.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dua lipa fantazi katy perry lady gaga met gala 2019 veshje të ekzagjeruara dua lipa fantazi katy perry lady gaga met gala 2019 veshje të ekzagjeruara

Sondazh

Poll