Art&Argëtim

Pas sherrit që patën, a flasin më Robert Aliaj dhe Fiori Dardha? Ja çfarë tha moderatorja

7 Maj 2019, 13:01 Nga DOSJA
Pas sherrit që patën, a flasin më Robert Aliaj dhe Fiori Dardha?

TIRANË- Moderatorja, Fiori Dardha ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku ndër të tjera, është pyetur se si qëndron marrëdhënia pas sherrit me Robert Aliajn.

Risjellim në vëmendje që Fiori Dardha dhe Robert Aliaj patën një debat të fortë në spektaklin “Dance With Me”, prej të cilit moderatorja vendosi të japë dorëheqje. Megjithatë pas gjithë ndodhive ja çfarë thotë ajo për marrëdhëniet me Robertin.

“Ka kaluar shumë kohë nga ai debat. Në televizion diçka e vogël të ndodh bëhet shumë e madhe. Ne e kemi kaluar, sepse njerëzit nuk mund të jetojnë me inate. Le të themi që e kemi harruar atë episod. Ka disa gjëra që janë më të shtrenjta sesa ekrani. Ato janë parimet dhe nuk duhen shkelur për asgjë. Mbi dinjitetin tënd nuk duhet të shkelë askush”,-u shpreh Fiori Dardha.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz a flasin fiori dardha robert aliaj sherr a flasin fiori dardha robert aliaj sherr

Sondazh

Poll