Art&Argëtim

Me bikini duke bërë Yoga, pas daljes nga spitali psikiatrik, Britney Spears shfaqet më në formë se kurrë (VD)

7 Maj 2019, 11:00 Nga DOSJA
Me bikini duke bërë Yoga, pas daljes nga spitali psikiatrik, Britney

Britney Spears po kthehet në normalitet që pas periudhës më të ‘errët’ të jetës së saj, ku u shtrua në një spital psikiatrik. Ajo është bërë aktive në mediat sociale dhe mbahet në një kontroll të vazhdueshëm nga një strukturë e shëndetit mendor.

Megjithatë, këngëtarja duket më mirë se kurrë dhe këtë na e ka transmetuar përmes videove e fotove, ku po praktikon Yoga.

“Yoga në gjelbërim, më pëlqen vërtetë kjo, në këtë mënyrë.”-shkruan Britney Spears në profilin e saj publik në Instagram.

 

 

 

Yoga on the green ??I really like it LIKE THAT !!

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on


Ylli i popit publikoi një video të së dielës duke treguar se po hynte në një kurs për Yoga ndërsa mbante veshur bikini të vockla … Duke praktikuar ushtrime nën ritmet e “I Like It” të Cardi B, Britney definitivisht paraqitet më energjike se kurrë.

Nuk ka kaluar më shumë se një javë, që kur ajo u largua nga institucioni i shëndetit mendor, por me një terapi intensive, shpresojmë që ylli i popit ta rimarrë plotësisht veten.

Burimi: TMZ

(R.L/Dosja/al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz britney spears duke bërë yoga me bikini ylli i popit britney spears duke bërë yoga me bikini ylli i popit

Sondazh

Poll