Politike

Komisionerja Johansson, mesazh partive politike: Të marrin përgjegjësi për integritetin e kandidatëve, përgëzoj Shqipëri

20 Shkurt 2021, 11:50 Nga DOSJA
Komisionerja Johansson, mesazh partive politike: Të marrin

TIRANË– Komisionerja e BE për punët e Brendshme Ylva Johansson deklaroi se partitë politike në Shqipëri duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për integritetin e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit. Gjatë një konference të përbashkët me kryenegociatorin Zef Mazi, ajo u shpreh se në takimet me Metën dhe Bashën folën për shumë gjëra mirëpo përgëzon Shqipërinë për atë që ka arritur.

Ne folëm për shumë gjëra por një nga mesazhet kryesore është të përgëzoj Shqipërinë për atë që është arritur. Problemi me kërkesat e pabazuar për azil në disa shtete të BE. Kjo është situate tashmë kur Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve dhe partitë duhet të marrin përgjegjësitë për integritetin e kandidatëve të tyre”, u shpreh Johansson.

Ndërsa Zef Mazi në fjalën e mbajtur tha se Shqipëria është në prag të çeljes se negociatave.

“Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE. Çështjet që diskutuan kryeministri me komisioneren kanë ndikim në përparim tonë. Kryeministri dhe komisonerja ranë dakord se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe BE, bazohet jo vetëm tek vlerat e përbashkëta që ndajnë, por te interesi ynë i ndërsjelltë, për më shumë siguri për qytetarët tanë. Kryeministri evidentoi listën e gjatë të arritjeve të shënuara nga autoritetet tona. U prekën aspekte të rëndësishme, bashkëpunim policor, me agjencitë ligjzbatuese të BE, çështjet e kontrollit ndërkufitar dhe çështjet e emigracionit”, tha Mazi.

Komisionerja Johansson në Shqipëri! Takohet me Bashën dhe Metën, mesazhi për partitë politike: Merrni përgjegjësi për integritetin e kandidatëve.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ylva johansson ne shqiperi ylva johansson ne shqiperi

Sondazh

Poll