Politike

“Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor”, Meta takon Komisioneren Europiane: Pas 25 prillit, krimi i organizu

20 Shkurt 2021, 11:21 Nga DOSJA
“Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor”,

TIRANË – Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit ka zbardhur një pjesë të diskutimit me znj. Johansson teksa e ka falënderuar për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit. Zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë një tjetër temë e takimit. Meta deklaron se pas tyre krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi të takohesha sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson. Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës europiane të Shqipërisë.

E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX.

Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut. ?????”, shkruan Kreu i Shtetit.

Komisionerja Johansson në Shqipëri! Takohet me Bashën dhe Metën, mesazhi për partitë politike: Merrni përgjegjësi për integritetin e kandidatëve

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta takon komisioneren europiane ylva johansson ilir meta takon komisioneren europiane ylva johansson

Sondazh

Poll