Politike

30 vite nga rrëzimi i diktaturës, Rudina kujton të atin: Azem Hajdari drejtoi protestat, sot është detyra jonë

20 Shkurt 2021, 12:48 Nga DOSJA
30 vite nga rrëzimi i diktaturës, Rudina kujton të atin: Azem

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka kujtuar dot 20 shkurtin e viti 1991 kur u rrëzua statuja e diktatorit Enver Hoxha. Deputetja shkruan se babai i saj drejtoi protestat e studentëve që më pas sollën rrëzimin e diktaturës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rudina Hajdari shkruan se sot pas 30 vitesh është detyra e çdo të riu dhe të reje të pastrojë vendin nga mbetjet e komunizmit.

Shkrimi i Hajdarit:

30 vite më parë, nxitur nga protesta e studentëve e drejtuar nga Azem Hajdari, qytetarët e Tiranës rrëzuan bustin e diktatorit duke shënuar kështu edhe fundin e një rregjimi të egër e diktatorial.

Sot mbas 30 vitesh, është detyra jonë, e çdo të riu dhe të reje, e çdo patrioti, e çdo shqiptari të mirë, të pastrojmë vendin përfundimisht nga mbetjet e komunizmit, të cilat janë shpërndarë fizikisht dhe si koncepte në të gjitha partitë e vjetra,  dhe të nisim një epokë të re e perëndimore për Shqipërinë.

Jam e bindur se do ia dalim të bashkuar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 30 vite nga rrezimi i bustit te diktatorit rudina kujton azem hajdarin 30 vite nga rrezimi i bustit te diktatorit rudina kujton azem hajdarin

Sondazh

Poll