Bota

Arabia Saudite do të investojë mbi 20 miliardë dollarë në industrinë ushtarake

20 Shkurt 2021, 11:05 Nga DOSJA
Arabia Saudite do të investojë mbi 20 miliardë dollarë

ARABI SAUDITE– Arabia Saudite do të investojë më shumë se 20 miliardë dollarë në industrinë e saj të brendshme ushtarake në dekadën e ardhshme, në kuadër të planeve agresive për të rritur shpenzimet ushtarake, ka thënë udhëheqësi i rregullatorit të industrisë ushtarake në mbretërinë saudite, Ahmed bin Abdulaziz Al-Ohali.

Ky shtet i Gjirit synon të zhvillojë dhe prodhojë më shumë armë dhe sisteme ushtarake të brendshme, duke thënë se mëton të shpenzojë 50 për qind të buxhetit ushtarak në nivel lokal deri më 2030.

Qeveria ka prezantuar një plan që tregon se do të investojmë më shumë se 10 miliardë dollarë në industrinë ushtarake në Arabinë Saudite në dekadën e ardhshme dhe shumë të njëjtë në hulumtime dhe zhvillim”, ka thënë guvernatori i Autoritetetit të Përgjithshëm të Industrisë Ushtarake, Ahmed bin Abdulaziz Al-Ohali, në një konferencë për media në Abu Dabi.

Ai ka thënë edhe se mbretëria planifikon të rrisë shpenzimet nga 0.2 në rreth 4 për qind rreth hulumtimeve për shpenzimeve në armatim deri më 2030.

Marrë nga REL

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arabi saudite industria ushtarake arabi saudite industria ushtarake

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2021, 10:31

FLORIDA– Një komisionere në Florida, theu protokollin për shpërndarjen e drejtë të vaksinave, duke krijuar një ‘listë VIP’.Vanessa Baugh pranoi se ajo ...